Lajmet e fundit
Asnjë në skuadrën e Liverpool-it nuk flet për Mario Balotellin në sezonin e ri. Sulmuesi italian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Rodgers ndaj dhe me shumë mundësi do të largohet në një tjetër skuadër.

Agjenti i tij Mino Raiola qëndron prej ditësh në Angli për të diskutuar për të ardhmen, ndërkohë që pista e fudnit që është shfaqur është ajo e Beshiktashit në Turqi.
Transferimi i Balotellit do të jetë i ngjashëm me atë të Dem Ba, i cili kaloi nga Premier Liga në Superligën Turke duke shënuar 27 gola, dhe me shumë mundësi kërkon të rikthehet në Angli.