Lajmet e fundit

Tani që divorci i tyre ka nisur edhe zyrtarisht, Ben Affleck është gati të ndryshojë edhe jetën e tij.
Prej kur ai dhe Jennifer Garner u ndanë në muajin qershor të vitit 2015, aktori ka jetuar në shtëpinë e miqve në Pacific Palisades në Calif.
Por kjo duket se do të ndryshojë.
Sipas disa burimeve të afërta me aktorin, ai do të largohet nga kjo shtëpi dhe do të vendoset në një shtëpi të tijën personale.
Por megjithatë duket se ai do të jetojë sërish në afërsi të Garner, pasi nuk dëshiron që të largohet shumë nga fëmijët e tyre, transmeton Klan Kosova.
Tre fëmijët e çiftit, Violet (11), Seraphina (8) dhe Samuel (5) gjatë tërë kësaj kohe kanë vazhduar të jetojnë me mamanë e tyre në shtëpinë ku më parë kanë jetuar të gjithë së bashku.
Në shkresat e tyre, Garner dhe Affleck kanë kërkuar kujdestari të përbashkët juridike dhe fizike të tre fëmijëve të tyre por asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore.
Burime të afërta me të dy kanë treguar se ata nuk kanë pasur marrëveshje paramartesore kështu që do të duhet të ndajnë çdo gjë që kanë fituar gjatë martesës së tyre 10 vjeçare.
Pa dyshim se Affleck ishte shtylla financiare gjatë kohës së martesës së tyre por dokumentet thonë se ish-çifti është duke negociuar një zgjidhje financiare.
Divorci duhet të bëhet i formës së prerë nga fundi i vitit 2017.