Lajmet e fundit

Sikur vjet edhe sivjet, notat për Kosovën nga Bashkimi Evropian dolën të dobëta.
Republika kosovare si pretendente për tu antarësuar në BE, del të jetë në fazën fillestare të përmbushjes së kritereve gati në krejt fushat ku kërkohet përformancë kredibile.
Në fushën e luftimit të korrupsionit, raporti i 2020-ës dhe ai i 2019 –ës janë identik dhe shfaqin ngecje të mëdha.
Veçse për këtë vit përparimi sipas Brukselit në luftë kundër korrupsionit është i kufizuar, derisa sa vitin e kaluar kishte njëfarë përparimi.
Në Grupin për Studime Juridike e Politike thonë se e kanë studiuar në detaje Raportin e 2020-ës për vendin dhe se Qeveria aktuale është fortë e dobët për t'i dalur zot e përmbushur kushtet e unionit.
Megjithatë është një politikane gjermane, prej të rrallave, që sheh pakëz pozitivitet në krejt dokumentin vlerësues vjetor të Evropës për Kosovën .
Kronikë e gazetarit Besnik Tahiri.