Lajmet e fundit

Dy partitë opozitare, AAK-ja e “Nisma”, kanë vendosur t’i kthehen punës në Kuvend, ndonëse para rreth 7 muajsh patën marrë vendim t’i bojkotonin seancat.
Arsyeja e kthimit sipas përfaqësuesve të këtyre partive ka të bëjë kryekëput me Marrëveshjen e Demarkacionit. Sipas tyre, vendimi për t’u kthyer ka ardhur pas procedimit të kësaj marrëveshjeje në Kuvend, pasi që kanë vlerësuar se pikërisht tani është momenti që t’i kthehen jetës institucionale.
Si rrjedhojë, partitë opozitare janë shprehur të bindura që kjo marrëveshje nuk do të kalojë as në seancën kur pritet të rivihet në votim. Ndërkohë, as dy partitë në pushtet (PDK e LDK) akoma nuk e dinë se a i kanë votat për ta ratifikuar marrëveshjen në fjalë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Zëri.