Lajmet e fundit

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, që me aeroplanin e tij privat të enjten pasdite arriti në Kosovë, nga aeroporti i Tiranës.
Veç familjarëve, edhe policia dhe një autoambulancë ishin në pritje të Pacollit, që në Prishtinë dje kishte mbërri me gati dy orë vonesë.
As dalja e zakonshme ku ishte paralajmëruar por as ajo VIP, nuk u shfrytëzuan për ta nxjerr ish- ministrin e Jashtëm nga aeroporti.
Ai doli në një tjetër anë, i asistuar nga një ekip e FSK-së, teksa para medieve u shfaq kritik ndaj raportimeve nga qeveria në detyrë, që sipas tij e detyruan të aterojë në Tiranë të martën.
Ky tha se asnjëherë nuk ka kërkuar trajtim special nga shteti, porse nuk i ka pëlqyer deklarata e u.d të ministrit të brendshëm Xhelal Svecles për arrestimin e tij.
Kronikë e gazetarit Flamur Gajtani.