Lajmet e fundit
Talenti i rritur në Madrid kthehet pas 595 ditëve në një ndeshje të garave evropiane në Santiago Bernabeu.

Jese ka qenë nën syrin e mjekëve për një kohë të gjatë, pas lëndimit të cilin e mori në mars të vitit 2014.
Ky cikël përmbyllet me përballjen ndaj PSG-së. Lojtari, ylli i gjeneratës së re të klubit, pritet të kthehet në vendin ku gjithçka ndodhi.
Ai do të jetë titullar ndaj PSG-së. Ai nuk ka startuar në shtëpi në Ligën e Kampionëve që nga përballja ndaj Schalkes, kur mori lëndimin që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.
Pra, 595 ditë më vonë, Jese do të jetë titullar në Santiago Bernabeu në garat evropiane.
Prezenca e tij për të parën herë natë të madhe të futbollit europian në Bernabeu është një pikë kthese.
Produkti i akademisë është duke u kthyer në formën e tij më të mirë, që e pati arritur gjatë edicionit të parë nën urdhërat e Carlo Ancelottit.
Jese ka mundësinë për rifilluar gjithçka, një garë kjo e mallkuar për talentin e rritur në Madrid.