Lajmet e fundit

Në mledhjen e fundit të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pati debat të ashpër mes përfaqësuesve të Lëvizjës Vetëvendosje dhe kryetarës së këtij institucioni, Valdete Daka.
Antarët e Vetëvendosjes i thanë Dakës se nuk e meriton postin që mban, njofton Klan Kosova.
Debati mes Dakës e antarëve të KQZ-së u ndez edhe më shumë kur Daka deshi të hedhë në votim formimin e Këshillat e Brendshmëm, për të cilin Vetëvendosje kundërshtoi të bëhet pa u emëruar të gjithë antarët.
Nga Vetëvendosje gjithashtu kundërshtuan që Daka të udhëheqë Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë, duke e akuzuar që në mandatin e kaluar mbajti takime të fshehta.
Daka i tha Kurteshit se nuk e ka për detyrë t'i informojë për takimet e saj, të cilat nuk i mban fshehtë. Vetëvendosje tha se e ka personale mospranimin e Dakës që të jetë në krye të Këshillit.