Dy muaj pasi një pilot i sëmurë mendërisht rrëzoi qëllimisht një aeroplan në një anë të Alpeve franceze, njerëzit ende luftojnë për të kuptuar se çfarë mund të kishte shkaktuar një akt të tillë tronditës.
Në mesin e viktimave të 24 marsit ishin edhe një grup prej 16 nxënësve, të cilët patën fatin mizor në fluturimin e Germanwings A320.
Fëmijët të cilët ishin pjesë e një udhëtimi në Spanjë, para aksidentit fatal u kishin dërguar familjarëve të tyre mesazhe për gjendjen në të cilën ishin duke kaluar.
Asnjëri nga ta nuk mund të arrinte në destinacionin e tyre, ndërsa sot pas dy muajsh këta fëmijë me dy mësuesit e tyre u kthyen më në fund në shtëpi, por në arkivole.
Këto foto tregojnë kortezhin përgjatë një autostrade gjermane pasi që arkivolet e tyre u dërguan në aeroportin e Dusseldorfit si shenjë përkujtimi të atij tmerri, transmeton Klan Kosova.