Lajmet e fundit

Kronikë nga: Arlind Beqiraj
Është moment mortor, andaj shamitë e bardha i kanë vënë sërish në kokë e rreth qafe.
Nënat e motrat, si edhe familjarë të tjerë, po i presin trupat e Xhavit Malokut, Agim Sylës e Besim Berishës që në Shtëpinë e Kulturës në Drenas, po u sollën nga ushtarët e Kosovës, raporton Klan Kosova.
Që tre burrat ishin zhdukur në luftë 25 vjet më parë, dhe tek tani janë identifikuar përmes ADN, pasi vitin e kaluar ishin zhvarrosur nga varrezat e Prekazit.
Tash kur i gjeti të paktën eshtrat e gjyshit, nipi i Xhavit Malokut thotë se iu është lehtësuar dhimbja.
Më poshtë, ndiqeni kronikën e plotë: