Lajmet e fundit

Punimet për zgjerimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë kanë filluar para 15 vjetësh.
Këtë më së shumti po e vuajnë vozitësit e automjeteve të cilët e frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë.
Derisa, me reshjet janë shtuar edhe kolonat e gjata, ku përveç pritjeve vozitësit thonë se shkakton edhe humbje të punës.
“Kur u kanë rruga ma mirë kena punu ma shumë, qetash veç me humbje po punojna”, thotë një banor, njofton Klankosova.tv
Në Ministrinë e Infrastrukturës premtojnë se shumë shpejt do të bëhet një zgjidhje e përkohshme.
“Së shpejti (gjatë këtyre dy ditëve) pritet të bëhet asfaltimi i përkohshëm i pjesës së rrugës me zhavorr në lokacionin Lumi i Madh”.
Kronikë e përgatitur nga Arjeta Sinani