Lajmet e fundit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të diksutojë për raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon lidhur me zhvillimet në Kosovë.

Gjatë kësaj seance, OKB-ja gjithashtu do të dëgjojë vlerësimet dhe komentet e përfaqësueve të Kosovës, të Serbisë, dhe vendeve tjera të cilët do të flasin për raportin si dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.
Një nga vlerësimet në këtë raport ka të bëjë edhe me periudhën nga 15 janari deri më 15 prill e që marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri e arritur në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.
Gjatë këtij takimi pritet të flitet edhe për zhvillimet e fundit në Kumanovë.