Lajmet e fundit

Në emisionin Zona e Debatit të Baton Haxhiut, për zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë dhe mundësitë e daljes nga kjo gjendje e nderë, të ftuar ishin: Dastid Pallaska, Laura Kryeziu, Berat Buzhala dhe Lumir Abidxhiku.
Opinionistja Laura Kryeziu ka cilësuar se tashmë pika kulminante është tentimi për zgjedhjen e Presidentit dhe përballja me elektoratin sipas saj do ta kenë partnerët qeverisës pas zgjedhjes së Presidentit.
"’Unë besoj se ne jemi në një pikë kulminante duke u munduar ta zgjedhim Presidentin përderisa edhe zgjedhjet nuk përjashtohen.’’
‘’Marrëveshja e tyre është ajo që do të vendoset në pikëpyetje, në këtë rast nëse LDK-ja vazhdon ta respektojë marrëveshjen duke i mbajtur deputetët e saj brenda.’’
‘’Kemi mesazhe që vijnë nga Opozita, që ata janë bashkuar për shkak të Asociacionit dhe Demarkacionit.Partnerët qeverisës janë rivalët politik që do të ballafaqohen me elektoratin e tyre pas zgjedhjes së Presidentit,’’ ka thënë Kryeziu,njofton Klan Kosova.