Lajmet e fundit

Në 36 vjetorin e demonstratave të vitit 1981, organizatori i kësaj nisme Kadri Kryeziu ka rrëfyer në detaje se si erdhi deri tek ky vendim që në atë kohë të shpreheshin pakënaqësitë që po bënte pushteti i atëhershëm ndaj shqiptarëve.
Kryeziu në Ora e Fundit tha se demonstratat e vitit 1981, patën efekt pozitiv për Kosovën, pasi që nga atëherë e deri tek shënimi i luftës në vitin 1999 shqiptarët nuk u ndaluan asnjëherë për të kërkuar të drejtat e tyre, njofton Klan Kosova.
''Ishin demonstratat e para të organizuar nga studentët e fakulteteve të universitet për shkak të pushtetit të atëhershëm''.
''Gani Koci, Ramadan Dobra, Murat Musliu etj, me 11 mars filluam demonstrimin nga menza e pastaj filluam në qytet''.
''Atëherë patëm pakënaqësi totale nga studentët si dhe nga i gjithë populli''.
''Filluam me menzën, sepse ishim të pakënaqur me ushqimin. Kishim informacione për zhvillimet e atëhershme jugosllave që do bëheshin si dhe u frymëzuam bukur shumë nga kjo për të demonstruar''.
''Kjo ka qenë vetëm idea jonë, por ajo ka qenë spontante''.
''Kjo ka qenë e mirë sepse populli të jetë njësi e barabart federale''.
''Kërkesat tjera kanë qenë edhe për bashkim kombëtar e Kosova të jetë Republikë''.
''Unë kisha 22 vjet e po ashtu dhe kolegët e mi. Ishim 21 studentë të cilët më pas ishim dënuar. Nuk kishim besuar që do të arrinte në atë nivel shkalla e dënimit sepse Jugosllavia njihej si demokratike''.
''Unë u dënova me dhjetë vjet burg. Nëntë vjet mbajta dhe pesë herë kam qenë i burgosur në sistemin e asaj kohe''.
''Në fakt ne ishim edhe kundër Titos, Titon nuk e kemi dashur nuk e kemi konsideruar si president sepse ne jemi shtypur''.
''Vuajtjet e popullit shqiptar kanë qenë permanente deri në momentin e shënimit të vitit 1999''.
Organizatori i protestave të vitit 1981, po ashtu tregoi se atë kohë kishin kërkuar që Kosova të jetë Republikë e po ashtu kishin kërkuar bashkim kombëtar.
Ai pranoi se për shkak të këtyre demonstratave morrin dënime bukur të mëdha si studentë, madje pohoi se në Qendrën Studentore e thyen edhe fotografinë e Titos.
''Në momentin që kemi filluar demonstratat nga ’81 protestat, demonstratat më nuk janë ndalur''.
''Kjo protestë pati efekt shumë pozitiv sepse nga 2 mijë u bëmë 100 mijë protestues, nga demonstrata jonë në mënyrë permanente ato nuk janë ndalur deri në vitet ’99''.
''Atë kohë ne e kemi thyer fotografinë e Titos në qendrën studentore, Gani Koci e theu fotografinë e Titos''.
''Politikanët në Kosovë nuk kanë qenë të informuar se gjendja është e keqe. Ata kanë menduar se gjendja është e mirë dhe se kanë menduar se kemi dal me simpatizuar Prishtinën''.
''Kemi luftuar ndaj sistemit diktatorial të Serbisë. Mua më vjen keq atë cfarë i ka ndodhur Vllasit i uroj shëndet''.
''Mendoj që protestat kanë qenë të vonuar. Është dashur të ndodhnin më herët sepse ne ishim të robëruar. Demonstratat ishin rezultat pozitiv deri në formimin e UÇK-së''.
''Protestat janë të garantuara me Kushtetutë të vendit tonë, ato duhet të jenë të qeta, i duhen një shoqërie për ndryshime''.
Sot kemi shtet, kam Kosovën qe ne e kemi dëshiruar, kemi institucione. Megjithëse duhet Kosova ta ketë një zhvillim më të lartë të ekonomisë. Kosova duhet të jetë një shtet evropian i barabartë me shtetet e tjera. Sot kemi një demokraci të shfrenuar, fyhen krerët e shtetit''.
''Është vështirë të matësh se kush është tradhtar e kush kombëtar, por duhet qenë më shumë fleksibil. Dikush tjetër duhet të vendos se kush është tradhtar'', ka përfunduar Kryeziu, njofton Klan Kosova.