Lajmet e fundit

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e Confsport Italia, Paolo Borron-in.
Në një komunikatë të lëshuar nga zyra për media e Komunës së Gjakovës, thuhet se kjo marrëveshja ka të bëjë me bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e kulturës, arsimit dhe sportit.
“Marrëveshja e nënshkruar sot është një mundësi e mirë dhe e ndërsjellë për bashkëpunim, po ashtu është një shpresë e madhe për fëmijët, rininë dhe personat e moshës madhore. Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka shprehur edhe nevojën për investim në infrastrukturë sepse kjo do të nxirrte në pah talente të reja ë tashmë edhe janë dëshmuar ndërkombëtarisht”, thuhet në komunikatë.