Lajmet e fundit

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, është kërcënuar me kallashnikov nga një qytetar, derisa ai po shkonte në zyrën e tij.
Kërcënimin me kallashnikov për Klan Kosovën e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e komunës.
Thuhet se Mulaku ishte kërcënuar nga i njëjti person edhe më herët, ai i kishte kërkuar punësim si drejtor, madje jo në institucionin e komunës, por në Qendrën e regjistrimit civil dhe të automjeteve në Vushtrri, e cila menaxhohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndërkaq zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar një armë.