Lajmet e fundit

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate në Suharekë Sami Hajdaraj, aktivitetin e tij politik do ta vazhdoj në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kështu njoftoi Enver Hoxhaj, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.
"Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike. Nga sot, ushtari i UÇK-së dhe kryetari i degës së partisë NISMA në Suharekë i bashkohet ekipit të rimëkëmbjes. Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti njërin prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë. E falendërova për besimin që së bashku me një pjesë të bashkëpunëtorëve të afërt t’i bashkohet projektit tonë fitues dhe vizionit tim qeverisës si kryeministër i ardhshëm. Mirë se vjen Sami!".