Lajmet e fundit

Të dielen kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar një takim në Rashkë i cili ka ndodhur para disa ditësh në mes të Milan Radoiçiq, dhe disa politikanëve serbë, në mesin e të cilëve edhe deputetë dhe zyrtarë të Listës Serbe.
Kurti tha se aty po ngjan riorganizimi i grupit terrorist të Radoiçiqit, me mbështetjen e Serbisë, transmeton klankosova.tv.
"Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën'', ka thënë Kurti.
Por, kjo u mohua nga ana e kryetarit të Listes Serbe, Zlatan Elek.
"Mohim i plotë për këtë çështje. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Milan Radoiçiq me Listën Serbe'', tha ai për Kossev përcjell Klankosova.tv
"Nuk kam asnjë ide për takime dhe deklarata të tilla të Albin Kurtit'', tha ai.
https://klankosova.tv/kurti-thote-se-radojiciqi-po-riorganizon-grupin-terrorist-e-paramilitar-mbeshtetur-nga-shteti-i-serbise/