Lajmet e fundit

Pas vjedhjes të së mërkurës, kur në klubin e futbollit Vushtrria persona të panjohur kanë thyer zhveshtoren dhe kanë marrë nga aty topat – kryetari i këtij klubi Agron Selimi ka blerë sot disa për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore.
Selimi ka thënë për Klan Kosovën se sot është angazhuar personalisht vet, në mënyrë që skuadra të mos ngec në përgatitje dhe ka blerë disa topa, pas vjedhjeve që iu është bërë, njofton Klan Kosova.