Lajmet e fundit

Madridi është kryefjala e futbollit evropian në këtë fundjavë. Stadiumi “Wanda Metropolitano” do të jetë arena e përballjes së dy skuadrave angleze, Tottenham – Liverpool, të cilat të shtunën në mbrëmje do të diskutojnë trofeun më të çmuar të futbollit evropian në nivel të klubeve – atë të Ligës së Kampionëve.
E në kryeqytetin spanjoll në mesin e mysafirëve të shumtë të UEFA-s është edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili do ta ndjekë nga afër këtë finale të madhe, së bashku me homologët e tij nga federatat e tjera anëtare të UEFA-s, por edhe personalitete tjera të shquara të futbollit, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, përcjellë Klan Kosova.