Lajmet e fundit

Me 26 e 27 nëntor kryetari i komunës së Prishtinës, Tiranës, Preshevës e Tetovës do takohen në Tiranë për të diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me qeverisje lokale, njofton Klan Kosova.
Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj temat që do flitet për to do jenë, urbanizmi,mjedisi,transporti.
Veliaj tha se do shkëmbehen përvojat e mira të kryetarëve të komunave përkatëse, këto deklarata Veliaj i dha në një konferencë shtypi në Prishtinë bashkë me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Me këtë rast Ahmeti tha se është tejet e rëndësishme që të shkëmbehen përvojat e shteteve shqipfolëse pasi mentaliteti është i njëjtë.
Kryetarin e Prishtinës, Erion Veliaj, e lëvdoi për punën e bërë në kryeqytet, tha se është i impresionur me me pasionin për kryerjen e punëve që Ahmeti ka vendosë në komunë.