Lajmet e fundit
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, publikisht ka kundërshtuar vendimin për rivarrosjen e Isa Boletinit në Vlorë. Ai ka thënë se tashmë e ka përkrahjen e kryetarëve të komunave, historianëve dhe intelektualëve shq

Pas kundërshtimeve publike për vendimin e rivarrosjes së Isa Boletinit në Vlorë, Agim Bahtri është deklaruar se tanimë ka edhe përkrahjen e kryetarëve të komunave për ta shfuqizuar vendimin.
Ai për veriu.info, ka thënë se tashmë ka marrë dhjetëra telefonata nga kryetarët e komunave të Kosovë, të cilët po i ofrojnë mbështetje të madhe.
Kryetari i Mitrovicës ka bërë të ditur se do të organizohet një tryezë me intelektualët e Mitrovicës dhe shoqatat që veprojnë në këtë qytet, në mënyrë që të gjithë së bashku të dalin në përkrahje të vendimit fillestar që Isa Begu të rivarroset në Boletin.
Ai gjithashtu ka thënë se ka edhe përkrahjen e intelektualëve dhe historianëve shqiptarë, si nga vendi ashtu edhe nga diaspora, të cilët janë kundër vendimit të Këshillit Organizativ.