Lajmet e fundit

Pavarësisht zhvillimeve të fundit në parti, Ferid Agani ka bërë me dije të enjten se do të jetë kryetar i Partisë së Drejtësisë (PD) deri në qershorin e vitit 2019.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kuvendi zgjedhor i së mërkurës nuk është legjitim, meqë është thirrur në mënyrë jostatutore.
“Për të thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm të partisë është e nevojshme të votojnë 2/3-at e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit Drejtues".
"Ky grup i zyrtarëve të PD-së në asnjë moment nuk i ka pasur 2/3-at. Ky kuvend nuk është legjitim sepse është thirrur në mënyrë jostatutore. Nuk jam i shkarkuar nga posti i kryetarit. Unë do të jem kryetar legjitim i PD-së deri në fund të mandatit. Jam zgjedhur kryetar i PD-së në qershor të vitit 2015 dhe deri në qershorin e vitit 2019 do të jem kryetar i PD-së”.