Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje në të cilën do të vendoset për procedim të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka ftuar mbledhjen për sot në orën 16:00.
Ai iu ka bërë thirrje deputetëve që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë marrëveshje, e cila sipas tij forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave, transmeton Klan Kosova.