20.02.2018 · përditësuar para 3084 dite1 min lexim
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka treguar se e ka pranuar nga Qeveria, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
“Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për nesër në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje”, thotë Veseli në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova.
“Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”.
Pas procedimit në Kuvend të Demarkacionit, Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të enjten në ora 10:00, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.