Lajmet e fundit

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka thënë se në fillim të javes së ardhshme do të thirret përsëri mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Këto komente ai i bëri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë e cila nisi një orë me vonesë, por dështoi menjëherë sepse aty nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e AAK-së dhe NISMA-s.
Prezent në mbledhje ishin vetëm kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe nënkryetari Xhavit Haliti, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës aty ishin Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë pos disa pikave të rendit të ditës, sipas të gjitha gjasave ishte edhe kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.