Lajmet e fundit

Asambleja e Partisë Socialiste ka përfunduar procesin e votimit për zgjedhjen e Kryesisë dhe për sekretarët.
Ka qenë ora 13:45 koha kur është mbyllur votimi dhe pas procedurave të nevojshme do të nisë procesi i numërimit.
Ndërkohë, deputetja socialiste, Arta Dade dhe deputeti Namik Dokle janë tërhequr nga gara për anëtarë të kryesisë së PS-së. Dy socialistët e vjetër nuk kanë pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama duke dhënë dhe argumentet e tyre, shkruan shekulli.
Dade është shprehur se “në zhvillimet e fundit parimet e PS-së kanë rënë ndesh me parimet e mia. Nuk jam dakord me mënyrën se si po drejtohet partia”.
Propozimet për Sekretariatin
Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi
Sekretari për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino
Sekretari për Organizmin Dixhital, Alfred Peza
Sekretari për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve të Koalicionit Musa Ulqini.
Sekretarja e Rinisë, Elisa Spiropali, (Ky post u mbajt nga Erion Veliaj)
Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokëdhima
Sekretare për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti
Koordinatori Kombëtar për Programin, Ilir Beqaj
Propozimet e tjera për anëtarë të Kryesisë:
Anila Shehu
Eglanina Gjermeni
Evis Kushi
Ermonela Felaj
Lindita Nikolla
Ogerta Manastirliu
Mimi Kodheli
Olta Xhaçka
Vasilika Hysi
Valentina Leskaj
Arben Ahmetaj.