Lajmet e fundit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku pritet të vendoset për mbajtjen e seancës së radhës plenare.
Në rend të ditës për diskutim nga Kryesia janë një mori çështjesh, duke filluar nga shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Derisa pritet të shqyrtohen edhe rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës.