Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit nesër do të mbajë një takime me kryetarët e grupeve parlamentare, transmeton Klan Kosova.
Kjo mbledhje pritet të zhvillohet në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00.
Sipas njoftimi të Kuvendit thuhet se këto janë pikat e rendit të ditës:
Miratimi i procesverbali nga mbledhja e mëparshme,
Përgatitjet për seancë plenare:
2.1 Deklarime jashtë rendit të ditës,
2.2 Pyetje parlamentare,
2.3 Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.4 Shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020,
2.5 Emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.