Lajmet e fundit

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit pritet të diskutohet edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare e 22 shtatorit e që ishte “Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me Marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015”.
Raportimi i shefit të Qeverisë për ujditë e Brukselit u pat ndërprerë nga opozita në seancën e kaluar të Kuvendit.
Ndërkaq, sipas një një njoftimi për media të zyrës së kryekuvendarit si pikë të tjera të rendit të ditës së mbledhjes së sotme janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 17 shtatorit si: Interpelanca e ministrit të Bujqësisë , Memli Krasniqi, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Letërnjoftimin.
Po sot do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës, emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, si dhe Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti serb, transmeton Klan Kosova.