Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që seanca e parlamentit e cila ishte ndërprerë javën e shkuar të vazhdojë më 1 tetor, ndërsa më 2 tetor është caktuar një seancë e re.
Në rend dite të seancës së të enjtes nuk do të jetë raportimi i kryeministrit Isa Mustafa lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel, pasi një pjesë e kabinetit qeveritar ndodhet në New York dhe as interpelanca e ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi.
Kjo e fundit u shty për një tjetër seancë me kërkesë të AAK-së.
Këto vendime u morrën në mbledhjen e sotme të Kryesisë e cila u bojkotua nga tri partitë opozitare, njofton Klan Kosova.