Lajmet e fundit

Sheshet janë të zbrazëta, as shumica e lokaleve në kryeqytet nuk punojnë.
Mirëpo, periudha e pandemisë Covid-19, ua ka shtuar angazhimin edhe inspektorëve në kryeqytet.
Ky volum i punës nuk po mund të përballohet si duhet, për shkak të mungesës së tyre.
Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, thotë se, me gjithë telashet, inspektorët po vazhdojnë punën e tyre normalisht, ani pse qyteti është në karantinë tash e dy javë.
Ndërsa tregon se bizneset po i respektojnë masat institucionale, ndërsa nuk duan që t'i dëmtojnë financiarisht përmes dënimeve.
Kronikë e gazetarit Haris Ademi.