Lajmet e fundit

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, në emër të Qeverisë dhe popullit spanjoll ka dënuar sulmin në Nice të Francës ku mbetën të vdekur 84 persona.
"Unë dua të shpreh ngushëllimet e qeverisë spanjolle pas sulmit brutal terrorist që ndodhi mbrëmë në Nice. Sot, ne ndjejmë dhimbje të madhe që u goditën fqinjtë tanë sikur të ishim goditur ne.
" Është e dhimbshme që gjithë njerëzit e mirë të ndjehen si viktima të mundshme të barbarizmit, pakuptimtësisë dhe mosrespektimit më absolut të jetës së njeriut. Dua të ritheksoj edhe një herë përkushtimin tonë besnik dhe të sinqertë për miqtë tanë francez, partnerët dhe aletatët" ka thënë ai.
Rajoy tha gjithashtu se nuk akoma të dhëna nëse ndonjë nga viktimat është spanjoll, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.