Lajmet e fundit

Kryeministri , Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, të kryesuar nga Nexhat Hasani.
Shefi i Qeverisë është njoftuar me problemet me të cilat po përballen ata, duke filluar nga mosfurnizimi i rregullt me energji elektrike, politikat e pafavorshme fiskale, ekonomia joformale dhe mungesa e fuqisë punëtore të specializuar në profile të ndryshme.
Haradinaj tha se nga ardhja e tij në krye të ekzekutivit të vendit janë ndërmarrë hapa në fuqizimin e prodhimit dhe do të punohet edhe më shumë që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë në rajon.
“Po punojmë që të krijojmë lehtësira për të gjithë prodhuesit, sepse rritja e eksportit shton vendet e punës dhe të ardhurat në Kosovë”, tha ai, transmeton Klan Kosova