Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar shokun e luftës, Basri Canollin, “Shpendin”, pjesë e “Brigadës 153”.
“Për të mbajtur të gjallë kujtimin dhe nderimin për flijimet për liri jo vetëm për Basriun, që ishte një luftëtar që përmendet ndër shokët e luftës, por edhe për të gjithë ata që ranë për atdhe”, shkruan Haradinaj, transmeton Klan Kosova.
“Basriu, ishte prej atyre trimave të pashoq dhe guximtar, çdoherë i pari në rreshtin e parë të frontit, djalë i një familje atdhetare të respektuar shqiptare, të përcaktuar qysh herët në rrugën për liri”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.