Lajmet e fundit

Kryeministri i Sudanit i ka mbijetuar një atentati pasi autokolona e tij u sulmua në kryeqytetin Khartoum.
Përderisa makina e kryeministrit Abdalla Hamdok po kalonte nëpër rrugët e kryeqytetit, ajo u godit nga një shpërthim por askush nuk u lëndua.
Fotografitë në televizionin shtetëror treguan disa automjete të dëmtuara në vendin e shpërthimit, raporton agjensia e lajmeve AFP.
Hamdok thuhet se është zhvendosur në një vend të sigurt.
Ai u emërua në krye të qeverisë së përkohshme të Sudanit gushtin e kaluar, disa muaj pas rrëzimit të presidentit Omar al-Bashir.
Abdalla Hamdok është një ish-ekonomist i respektuar i OKB-së dhe thotë se një nga përparësitë e tij kryesore është zgjidhja e krizës ekonomike të Sudanit.