Lajmet e fundit

Kryeministri Avdullah Hoti, nesër do të merr pjesë në Samitin e Sofjes - Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.
Tema e Samitit të Sofjes është Tregu i Përbashkët Rajonal - Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.
Për shkak të pandemisë me COVID-19, takimi do të jetë virtual dhe Kosova do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.
Në këtë samit do të marrin pjesë: kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe liderë të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.