02.02.2019 · përditësuar para 2738 dite1 min lexim
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka arrit në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të hidhet në votim projektligji për buxhetin e vitit 2019.
Pos kuletës së shtetit në seancën e sotme do të hidhet në votim edhe projektligji për pagat në sektorin publik si dhe ai i për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
Kur është pyetur nga gazetarët se a mendon se do të miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2019, ai është shprehur optimist.
“Besoj që buxheti do të kalojë”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve në hollin e Kuvendit.
Për t’u informuar më shumë lidhur me seancën e sotme që po mbahet në Kuvend, klikoni në linkun e mëposhtëm.
http://klankosova.tv/sot-ne-kuvend-pritet-te-votohet-per-buxhetin-e-vitit-2019/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.