Lajmet e fundit

Kryeministri i Çekisë, Bohuslav Sobotka ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn për marrjen e detyrës së drejtimit të ekzekutivit.
Sobotka është shprehur se ndjenë kënaqësi për raportet miqësore të të dyja vendeve e të cilat kanë mundësi të thellohen edhe më tej, njofton Zyra e Kryeministrit, përcjellë Klan Kosova.
Kjo është letra e plotë:
“Shkëlqesia Juaj,
Dëshiroj t'ju përgëzoj me sinqeritetin më të madh për emërimin tuaj si Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës. Ju uroj gjithë të mirat në pozitën tuaj të re.
Kam kënaqësinë të shoh se marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona janë miqësore dhe me mundësi për thellimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë procesin e reformave si dhe përparimin në dialogun me Serbinë që çon në anëtarësimin e Kosovës në BE në të ardhmen.
Më lejoni të shfrytëzoj këtë rast për t'i ofruar Shkëlqesisë Suaj nderimet e mia më të larta.
I juaji sinqerisht,
Bohuslav Sobotka
Kryeministër i Republikës së Çekisë”.