Lajmet e fundit

Kryeministri i Britanisë, David Cameron pas fluksit të madh të emigrantëve që po arrijnë nga lokaliteti Kalais, në Francë, paralajmroi se as vendi britanez, nuk do të bëhet ''parajsë e sigurt''.
Cameron tha se emigrantët ilegalë do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar, në kohën kur të qindra prej tyre përpiqen të arrijnë vendin.
Kryeministri Cameron, duke folur nga Vietnami në të cilin ndodhet në kuadër të një turniri në Azinë Jug-Lindore, bëri të ditur se palët franceze kanë dërguar rreth 120 policë shtesë në Kalais, dhe se autoritetet britanike po marrin masa të ngjajshme për të penguar depërtimin e klandestinëve, përcjellë Klan Kosova.
Ai për BBC tha se: ''Çdo gjë që mund të bëhet është për të siguruar kufijtë tanë që ata të jetë të sigurt''.
Reagimi i kryeministrit britanez erdhi pasi në mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të Tunelit të La Manshit zbuluan përpjekjet e radhës së fluksit të madh të emigrantëve për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.
Të rikujtojmë që vetëm këtë javë në mbi 3.500 klandestinë kanë bërë përpjekjet e tyre të kalojnë terminalin e tunelit, ndërsa qindra të tjerë janë larguar nga policia franceze.
Megjithatë pavarsisht vdekjes së një emigranti i cili mendohet se vinte nga Sudani, përpjekjet për të kaluar kufijtë vazhdojnë tutje.