Lajmet e fundit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se 85% e shqiptarëve bojkotuan sot votimet moniste të Edi Ramës duke refuzuar premtimet boshe të tij.
“85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën. Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi”./Lapsi.al/