Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka paraparë të mblidhet nga ora 14:00, për diskutuar mbajtjen e seancës për mocionit e rrëzimit të Qeverisë dhe situatën e krijuar pas shfaqjes së koronavirusit në Kosovë
Në këtë mbledhje nuk janë lejuar mediat për të marrë pamje për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.
Pas kësaj mbledhje, në orën 16:00 kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do t'i drejtohet qytetarëve nëpërmjet një konference për media, njofton Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës përcjell Klan Kosova.