Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë ku do të zhvillojë një seri takimesh bilaterale.
Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryekuvendarin Glauk Konjufcën, kryeministrin Albin Kurtin, zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimin dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Sipas ministrisë që drejtohet nga ai, temat e diskutimit janë mbështetja e Kroacisë për Kosovën në rrugën evropiane, ndihma konkrete për Kroacinë përmes projekteve të binjakëzimit, stabiliteti dhe siguria e rajonit, rritja e kontigjentit kroat në KFOR, mbrojtja e diasporës më të vjetër në Kosovë dhe dialogu në Kosovë – Serbi, raporton Direktno.hr, përcjell Klan Kosova.