Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Maqedonisë do të jetë temë kryesore e bisedave të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, i cili të enjten do të qëndrojë për vizitë në këtë vend
Shefi i diplomacisë greke në Shkup do të takohet me diplomatë të Maqedonisë, para të cilëve do të mbajë fjalim, ndërsa diplomatët pastaj do të mund të parashtrojnë pyetje.
Burime diplomatike informojnë se është caktuar edhe takim bilateral mes Koxiasit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, raporton Alsat, përcjellë Klan Kosova.