Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel do ta vizitojë Kosovën.
Ai do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, nga homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj.
Ndërsa, në orën 09:00, atë do ta pres kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryediplomati gjerman në orën 10:15 do të zhvillojë një takim me ministrin Enver Hoxhaj, njofton Klan Kosova.
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, dje ka vizituar Beogradin ku është takuar me kryeministrin aktual dhe presidentin e ardhshëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po përballet me protesta masive për shkak të "manipulimit të zgjedhjeve presidenciale".
Ndërsa të hënën Gabriel do të shkojë për vizitë edhe në Tiranë, e cila po përballet me krizë politike.