Sot në Krushë të Madhe u bë zbulimi i bustit të veprimtarit Ukshin Hoti, njofton Klan Kosova.
Busti tashmë do të qëndrojë në shkollën e mesme të fshatit që mban edhe emrin e veprimtarit Hoti.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Andin Hoti, i biri i Ukshin Hotit, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i pranishëm në këtë ngjarje tha fjalë të madha për veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hotin.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.