Lajmet e fundit

Në Krushë të Madhe të Rahovecit sot është shënuar dita e gjenocidit serb kundër popullatës shqiptare.
Në këtë fshat ku mbetën të vrarë 241 banorë dhe 64 rezultojnë të zhdukur u mblodhën banorët.
Atyre iu priu zëvëndës kryeministrja në detyrë Albulena Balaj-Halimi bashkë me të parin e Rahovecit Smajl Latifin.
Të dy këta kërkuan që vrasësit e krushjanëve të pafajshëm të marrin dënimin e merituar, derisa e panë shqetësuese faktin se ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në burgje të Hagës kurse kryesit e krimeve ndaj kosovarëve po lëvizin të lirë.
Kronikë nga Qëndresa Sinani