Lajmet e fundit
Toni Kroos është i lumtur që do të kthehet në Allianz Arena, kur Real Madrid do të përballet me Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, ka vetëm kujtime të mira nga koha e tij tek Bayern Munich, ndërsa përgatitet për t'u përballur me ish-skuadrën e tij.
Kroos kaloi tek Bayern nga Hansa Rostock si 16 vjeçar dhe regjistroi mbi 200 paraqitje në të gjitha garat për gjigantin bavarez.
Të mërkurën ai do të kthehet sërish në Allianz Arena dhe gjermani mezi pret që të luajë kundër ish-skuadrës.
"Kur kalova tek Bayern isha për herë të parë larg shtëpisë. Nuk ishte veç rritje profesionale, por edhe në aspektet tjera".
"Mendoj që i kapërceva mirë të gjitha këto sfida. U bëra pjesë e ekipit të parë shumë shpejt dhe koha ime atje ishte krejt e veçantë".