Lajmet e fundit

14 persona kanë mbetur të vdekur pasi sot rreth orës 08:00 dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhur në Aeroportin Zaventem në Bruksel.
Rreth një orë më vonë, ndodhi edhe shpërthimi i tretë duke goditur rëndë stacionin e trenave Maelbeek në qendër të Brukselit, i cili gjendet afër ndërtesave të Bashkimit Evropian.
Si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur rreth 20 persona të vdekur dhe 106 të lënduar.
Qyteti i populluar nga rreth një milion banorë ka rritur masat e sigurisë duke shpallur kështu shkallën e katërt të rrezikshmërisë.
Kryeministri i Belgjikës ka kërkuar nga qytetarët që të anashkalojnë të gjitha lëvizjet derisa është bërë e ditur se autoritetet janë në kërkim të të dyshuarve dhe janë në gatishmëri për mundësinë e rritjes së dhunës.
Pas këtyre sulmeve, Belgjika ka shpallur tre ditë zie, transmeton Klan Kosova.
Tetë orë pas sulmeve, një agjencion i lajmeve i lidhur me Shtetin Islamik, lëshoi një deklaratë duke marrë përgjegjësinë mbi sulmet duke e quajtur Belgjikën “shtet pjesëmarrës në koalicionin kundër Shtetit Islamik”.
Prokuroria federale në Bruksel ka publikuar fotografitë e tre të dyshuarve për sulmin në aeroport në Bruksel, dy prej të cilëve besohet të jenë vrarë gjatë shpërthimit, ndërsa i treti është arratisur, ka raportuar BBC.
Në ndërkohë një bombë e tretë është gjetur në aeroportin Zaventem në Bruksel, transmeton Klan Kosova.
Shërbimet e sigurisë në aeroport kanë bërë të ditur se kanë arritur që ta shkatërrojnë atë, raporton Reuters.