Lajmet e fundit

Mediat kroate kanë shkruar për tifozët "Torcida", të ekipit të Trepçës nga Mitrovica, të cilët janë nisur sot për të mbështetur ekipin e Kosovës në ndeshjen kundër Kroacisë.
E emrin e njëjtë, Torcida, bartin edhe tifozët e ekipit futbollistik nga Spliti i Kroacisë, Hajduk.
“Përderisa Torcida e Splitit, sonte bën tifozllëk për Kroacinë, ekipi nga Mitrovica e Kosovës mbështet Kosovën” shkruan portali kroat, slobodnadalmacija.hr.
Mbështetësit e Trepçës duket që kanë gjetur modelin tek tifozët e Splitit, ndërsa sonte do të jenë në anët e kundërta.