Është vendosur se në cilin qytet dhe në cilin stadium do të luhet ndeshja në mes të Kroacisë dhe Kosovës e caktuar për dy shtator në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusia2018, njofton Klan Kosova.
Ndeshja mes dy kombëtareve mike do luhet në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, raportojnë mediat kroate.
Kroacia është e parë në grupin I me 13 pikë, ndërsa Kosova e fundit.
Ndeshja e parë në mes të kroatëve dhe kosovarëve kishte përfunduar 6:0 në favor të blazersave ballkanas.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.